Kurti uron Ylfete Fanaj, e zgjedhur ministre kantonale: Nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me Fanajn nuk i bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ylfete Fanaj, e cila është zgjedhur ministre kantonale, duke u bërë kështu si ministrja e parë kantonale me prejardhje nga Kosova, njëherësh gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se me Fanajn nuk i bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat.

“Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit. E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit”.

“I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, shkroi Kurti.

Sipas kreut të ekzekutivit, si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e Fanajt janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën në Zvicër, e cila sipas Kurtit për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika