Kurti: Vetëm pas njohjes reciproke, mund të zbatohet Asociacioni që s’mund ta ketë emrin monoetnik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vetëm pas njohjes reciproke me Serbinë, mund të zbatohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ishte Arben Gashi nga radhët e LDK-së që i tha Kurtit se po t’i zbatonte 22 pikat e caktuara nga Gjykata Kushtetuese, atëherë, siç, thotë ai “në rregull jemi”.

“Sa i përket atyre 22 pikave të Gjykatës Kushtetuese, ato tregojnë që ish kryetarët e juaj dhe kryetari i nderit e ka shkelur 22 herë Kushtetutën. Pra, ato tregojnë numrin e shkeljeve të Kushtetutës nga ish-kryetari juaj dhe krytari i nderit i subjektit tuaj. Ndërkaq, këto 6 kushtet që i vendosa unë janë kushte politike dhe kanë bazë në aspektin demokratik, universal dhe evropian të qeverisjes dhe politikbërjes”, ka deklaruar Kurti.

Ky i fundit ka thënë se Asociacioni mund të bëhet vetëm pas njohjes reciproke dhe i njëjti, nuk mund t’a ketë emrin monoetnik.

“Vetëm pas njohjes recirpoke, mund të zbatohet Asociacioni që s’mund ta ketë emrin monotetnik dhe smund ta ketë pushtet publik dhe vetëm pas çarmatosjes e dorëzimit të armëve ilegale në Veri dhe sthurjes së strukturave atje”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës e ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimi final rreth propozimit të BE-së, të mbështetur nga Franca e Gjermania.

Ai ka treguar rrethanat në të cilat do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

  • Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
  • Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës.
  • Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.
  • Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
  • Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshetërore me Kosovën.
  • Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-se për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika