Kurti viziton kompaninë Microsoft

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar kompaninë Microsoft duke e cilësuar si një frymëzim për bashkëpunimin e komunitetit, korporatave dhe korporatës planetare

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës me pjesëtarët e bordit të Microsoft

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me bordin drejtues të kompanisë Microsoft.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka shkruar se kampusi i Microsoft në Silicon Valley është një frymëzim për bashkëpunimin e komunitetit, korporatave dhe korporatës planetare.

Foto nga takimi i Kurtit në kompaninë Microsoft

Kurti, ndër të tjera, ka thënë se inovacioni dhe qëndrueshmëria nuk janë në kundërshtim, pasi ato rrjedhin prej njëra-tjetrës.

I pari i Qeverisë, krahas vizitë së tij në SHBA, është takuar edhe me bordin drejtues të platformës online “LinkedIn”, të cilin e ka ftuar që të investojnë në Kosovë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se investimet e kompanive amerikane, siç është LinkedIn do të hapnin vende të reja të punës për qytetarët.

“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq, në ditën e parë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryeshefja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në SHBA

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se ky takim shënon fillimin e negociatave me MCC-në për projektin Kompakt, që, sipas tyre, e kalon shumën e 200 milionë dollarëve e që parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë.

Në këtë takim nga pala kosovare kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington DC, Ilir Dugolli, Koordinatori Kombëtar për Zhvillimin e Programit Kompakt me MCC, Lum Mita.

Ndërkaq, nga përfaqësuesit e MCC-së, kanë marrë pjesë Jonathan Brooks, zëvendëspresident për programet në Evropë, Azi, Paqësor dhe Amerikë Latine, Thomas Kelly, zëvendëspresident për politika dhe vlerësim, si dhe Paula Garcia Tufro, shefe e stafit të kryeshefes Albright. ​

Kryeministri Kurti në SHBA ka takuar edhe përfaqësues të gjigantit të taksive, Uber, por po kritikohet me të madhe në Kosovë që nuk po takohet me politikanë të profilit të lartë atje.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika