Kurti viziton përfituesin në veri: Gëzuar për sigurinë dhe jetën e re të familjes Haliti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Xhevdet Halitin, banor i lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është njëri nga 102 përfituesit e projektit për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore të vendit, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kurti, i shoqëruar nga […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Xhevdet Halitin, banor i lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është njëri nga 102 përfituesit e projektit për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore të vendit, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kurti, i shoqëruar nga Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, u prit ngrohtësisht nga Haliti dhe familja e tij.
“Në Kroin e Vitakut, bashkë me ministrat Xhelalin dhe Elbertin, na priti shumë ngrohtësisht z. Xhevdet Haliti. Ai ishte i kënaqur me nivelin e sigurisë dhe të lëvizjes së lirë, ndërsa ne shumë të gëzuar për të dhe familjen e tij,” shkroi Kurti.
Qeveria e Kosovës ka financuar projektin për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fuqizimin e sigurisë për qytetarët në atë pjesë të vendit.















