Kryeministri Kurti viziton Postën e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendëskryeminstrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj kanë vizituar Postën e Kosovës, kryeministri u prit nga Kryesuesi i Bordit, Fadil Bejta dhe Ushtruejsja e Detyrës së Kryeshefes, Fakete Kadiu

Vizita e Albin Kurtit në Postën e Kosovës

Çështjet të cilat u biseduan gjatë kësaj vizite, kanë qenë në interes për zhvillimin e Postës së Kosovës, dhe për sfidat që po ballafaqohet. Në këtë takim diskutua për nevojën dhe planet për digjitalizimin e shërbimeve, që posta ofron dhe mbështetjen e qeverisë.

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka vlerësuar në mënyrë pozitive pasqyrat e financave të Postës së Kosovës, duke dhënë opinion të kualifikuar pas vlerësimeve negative. Posta e Kosovës ka gjithsej 132 zyre postare dhe në muajin maj ka shënuar bilanc pozitiv financiar.

Bordi dhe menaxhmenti, morën lavdata nga Kurti për rezultatet si dhe ai falendëroi punëtorët e Postës së Kosovës për shërbimet e shpejta dhe cilësore që u ofrohen qytetareëve.

Njëkohësisht,kryeministri Kurti u zotua për bashkëpunim dhe mbështetje ndaj Postës, me qëllim përmirësimin e mëtutjeshëm të këtyre shërbimeve.

Ndër të tjera, Kurti mori si dhuratë nga Ushtruejsja e Detyrës së Kryeshefes, Fakete Kadiu dy pulla postare që kanë fituar çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika