Kurti viziton Ujmanin: “Ibër Lepenci” me 4.3 milionë euro fitim në katër vitet e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot digën e Ujmanit dhe ndërmarrjen “Ibër Lepenci”, ku ka parë nga afër punën e shërbimeve të mirëmbajtjes së liqenit, digave, infrastrukturës së ujit dhe procesin e prodhimit të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga vizita, Kurti ka theksuar rëndësinë strategjike të kësaj ndërmarrjeje për furnizimin me ujë të industrisë, termocentraleve në Kastriot, bujqësisë dhe amvisërisë, ndërsa hidrocentrali, sipas tij, mbetet i rëndësishëm për qëndrueshmërinë financiare të “Ibër Lepencit”.

Kurti ka bërë të ditur se diga e Ujmanit është 107 metra e lartë, rreth 10 metra e gjerë dhe afërsisht gjysmë kilometri e gjatë.

Ai ka theksuar se në këtë ndërmarrje punojnë dhjetëra punëtorë shqiptarë dhe serbë, ndërsa hidrocentrali funksionon me kapacitet prodhues prej 35 megavatësh, përmes dy turbinave me nga 17.5 megavat secila.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Kurti, “Ibër Lepenci” gjatë vitit 2025 ka realizuar 12.8 milionë euro qarkullim, ndërsa fitimi neto pas zhvlerësimit ka arritur në 1.76 milionë euro.

Ai ka thënë se ndërmarrja ka regjistruar fitim financiar vazhdimisht që nga viti 2022, për herë të parë pas luftës së fundit.

“Në katërvjeçarin 2022-2025, ndërmarrja ka shënuar fitim rreth 4.3 milionë euro, ndërkaq në katërvjeçarin paraprak, 2018-2021, ka pasur 13.8 milionë euro humbje”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, një faktor i rëndësishëm në rritjen e të hyrave ka qenë edhe tregtimi i energjisë në bursën e përbashkët Kosovë-Shqipëri “ALPEX”, ku “Ibër Lepenci” është pjesë që nga viti 2024.

Kurti ka përmendur edhe bashkëpunimin me Agjencinë Zhvillimore të Francës (AFD), ndërmarrjen SCP dhe Bankën Botërore për projekte që lidhen me modernizimin e skemës së ujitjes, rehabilitimin e hidrocentralit, rritjen e efikasitetit dhe mundësi të reja gjeneruese.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika