Kurti viziton vendkalimin kufitar mes Kamenicës dhe Medvegjës: Kapia do zbatim, porta duhet të hapet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me kryetarin e Komunës së Medvegjës, Kadri Rahimaj, kanë vizituar vendkalimin kufitar, Kapia (Porta), e cila është ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës

Kryeministri Kurti në vizitë tek Kapia (Porta)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se bashkë me kryetarin e Komunës së Medvegjës, Kadri Rahimaj, kanë vizituar vendkalimin kufitar, Kapia (Porta), e cila është ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe Medvegjës.

Kurti ka thënë se më 2 dhjetor 2011 u pat nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e cila vazhdon të mos zbatohet nga Serbia.

“Aty na pritën oficerët e Policisë së Kosovës, Haki Leci dhe Fadil Imeri. Këta evokuan kujtimet kur u vendosën për herë të parë këtu te kufiri pa vendkalim më 16 dhjetor 2016”, ka shkruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se gjatë asaj kohe, në anën tjetër të kufirit, Serbia refuzon ta ndërtojë kabinën e ngjashme policore për kalim zyrtar të qytetarëve.

“Në mes të rrugës ata kanë vendosur barrikadë me cunga. E, në të dy anët e kufirit është fshati i njëjtë Svircë. Ky kufi pa vendkalim i ndanë edhe anëtarët e të njëjtave familje që detyrohen të udhëtojnë mbi 15 km larg në Mutivodë për të kaluar në anën tjetër”, ka theksuar ai.

Kurti ka potencuar se Kapia “do zbatim, porta duhet të hapet”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika