Kurti vlerëson kontributin e boshnjakëve në zhvillimin e Kosovës

Ditës Kombëtare të Boshnjakëve iu bashkangjit ceremonia e përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, ku pjesë e saj ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin e Kosovës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Në shënim të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren, Emilija Rexhepi kanë marrë pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren.

“Është nder të jem me ju dhe të shënojmë siç na ka hije Ditën e Boshnjakëve”, është shprehur Kurti në fillim të fjalës së tij, duke shtuar se në këtë ditë kujtohet Parlamenti i Parë Boshnjak i rrethuar në Sarajevë në vitin 1993, dhe dita kur boshnjakët luftuan për të drejtën e patjetërsueshme të emrit të tyre.

Ai ka vlerësuar kontributin e boshnjakëve në zhvillimin e Kosovës, ndërsa ka thënë se përfaqësuesit politikë të boshnjakëve tani janë pjesë përbërëse e qeverisë, e që sipas tyij ata janë duke ndikuar drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe interesat e vendit në tërësi.

Foto nga ceremonia e përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren

“Kryeministri veçoi mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit për komunitetin boshnjak, nëpërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që ka ndarë grante në mbështetje të projekteve për vendimmarrje për rini, aktivitete kulturore, promovim të trashëgimisë së artizanatave për gratë boshnjake, gazetarinë për komunitetin, emisione në radio dhe televizion për komunitetin si dhe Kongresin e intelektualëve boshnjakë të Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Foto nga ceremonia e përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren

Ndërkaq, Kurti ka thënë se nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike 6 muajshe në institucione, 32 janë nga komuniteti boshnjak.

Gjithashtu, zëvendëskryeministrja Rexhepi, është shprehur e lumtur që së bashku me kryeministrin Kurti kanë shënuar këtë festë kombëtare për boshnjakët duke përuruar Qendrën Kulturore në Prizren.

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e Kosovës

“Jam krenare që bashku me juve punuam që sot në Prizren boshnjakët të kenë vendtakimin e tyre, këndin e tyre për të rinjtë, OJQ-të, shoqëritë kulturore artistike, gratë, pensionistët, një vend ku ata mund të dëgjojnë muzikë në gjuhën e tyre”, është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se me këtë qendër po ruajnë dhe kultivojmë trashëgiminë kulturore së bashku me të gjitha komunitetet tjera në Kosovë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika