Kurti vs Osmani, vazhdon “beteja”, kryeministri heshtë përballë akuzave nga ish-presidentja

Përballë deklaratave të ish-Presidentes Vjosa Osmani, për një takim të fshehtë me Vuçicin e Lajcakun, apo për qiranë e Bondsteelit, kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të hesht. Njohës të çështjeve politike, vlerësojnë që edhe kjo në raste të tilla bëhet me qëllime politike, pavarësisht që fushata pritet të ashpërsohet tutje.

Që nga bashkimi me LDK-në, Vjosa Osmani vazhdimisht ka hedhur kunja ndaj kryeministrit Albin Kurtit.

Pretendimi i fundit nga ish-presidentja u tha të mërkurën në takim me qytetarë.

“Pyetja nuk është çka kam fol unë në një takim publik. Pyetja është cka ka folë ai në një takim vec me Vucicin e Lajcakun në një dhomë. Kërkush su kanë tjetër aty”, ka thënë Osmani.

Më pak se 12 orë më vonë, Kurti pati daljen e parë publike, në inaugurimin e punimeve në një park industrial në Mitrovicë.

Këtu, foli gjerë e gjatë për projektin.

Por, për t’iu përgjigjur pyetjes së Dukagjinit për akuzat e Osmanit, nuk pati kohë.

“A jeni taku me Vucicin Lajcakun qysh po pretendon Osmani?, u pyet Kurti.

“Më duhet të shkojë në Ferizaj. Jemi vonë”, ka thënë Kurti.

Kurti, nuk pati përgjigje as për deklaratë tjetër të Osmanit, qiranë për Bondsteel-in.

Pyetje: “A keni kërku qira për Bondsteel, qysh po pretendon Osmani?”, ishte pyetja tjetër për Kurtin.

Kjo betejë politike që ka filluar së fundmi, sipas një njohësit të çështjeve politike, gjenezën e ka që moti, dhe heshtja e Kurtit në raport me Osmanin është e qëllimshme.

“Heshtja në politikë, nënkupton që po tenton ta zhvleftësojë në publik rolin e Osmanit si kundërkandidate në zgjedhje”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku.

Andaj, në këtë drejtim vlerësohet që në vazhdim gjuha do të ashpërsohet edhe më shumë.

“Me afrimin drejt datës së zgjedhjeve, Osmani e Kurti do ta përballin njëri-tjetrin edhe më shumë, meqenëse kanë informacione të rëndësishme për shkak të bashkëpunimit të mëhershëm”, ka shtuar Maloku.

Kurti, në Mitrovicë shkoi veç një ditë pasi këtë qytet e vizitoi Vjosa Osmani, e cila ndau rrugët me të dhe Vetëvendosjen, pasi kjo parti nuk e rikandidoi për mandatin e dytë në krye të shtetit, të cilin tani e synon nën kulmin e LDK-së.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika