Kurti: Vuçiq po kërcënon publikisht, kjo është politikë shtetërore
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe politikanit serb nga Kosova, Igor Popoviq, duke i cilësuar si kërcënuese dhe destabilizuese për paqen në rajon. Në konferencë për media, Kurti theksoi se deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik nuk janë qëndrim individual, por përfaqësojnë politikën shtetërore […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe politikanit serb nga Kosova, Igor Popoviq, duke i cilësuar si kërcënuese dhe destabilizuese për paqen në rajon.
Në konferencë për media, Kurti theksoi se deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik nuk janë qëndrim individual, por përfaqësojnë politikën shtetërore të Serbisë.
Sipas tij, Beogradi zyrtar po tregon qartë se nuk mbështet paqen dhe drejtësinë, por nxit tensione dhe përhap gjuhë urrejtjeje. Ai e ndërlidhi këtë me deklaratat e Igor Popoviqit, i cili, sipas tij, po vepron në linjë të plotë me qëndrimin e Vuçiqit.
“Deklarata e presidentit Vuçiq të bëra më 20 korrik sivjet janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandat suprem së ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike me tonë nxitëse të konfliktit kjo nuk mund të konsiderohet si një qëndrim individual por si politik shtetërore. Në këtë mënyrë, Beogradi zyrtar tregon qartë se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen gjuhës së urrejtjes në rajon si dhe tregon se deklarimet e Igor Popoviqit po ashtu nxisin përçarje dhe mos durim. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve që është UCK-ja përmes deklarimeve të tilla qartësisht të sinkronizuara ata kanë për qëllim nxitjen dhe provokimin e tensioneve. Deklarata të tilla përmbajnë një kërcënim të drejtpërdrejt për paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor. Ato nuk duhet neglizhuar”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se këto deklarata përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk duhet të neglizhohen nga bashkësia ndërkombëtare.
Kurti akuzoi Serbinë se jo vetëm po mbështet, por edhe po organizon veprime të dhunshme në Kosovë, përmes instrumentalizimit të grupeve kriminale e terroriste, për qëllime politike dhe shtetërore.















