Kurti: Vuçiq tha në Bruksel se Radojçiq do bëhet Adem Jashari i serbëve

Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte thënë se Milan Radojçiq, do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

Sipas tij, Vuçiq dëshironte që me “24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!”,

Por sipas Kurtit, Vuçiqi duke qenë diktator “s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”.

“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, tha ai.

Kurti theksoi se serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga veglat terroriste në Kosovë.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika