Kurti: Vuçiqi nuk është kryetari i Gjykatës Kushtetues të Serbisë, marrëveshja duhet të nënshkruhet
Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se si ka qenë i gatshëm që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, por një gjë e tillë gjithmonë ishte refuzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sipas Kurtit, Vuçiq po arsyetohet duke thënë se nëse ai nënshkruan marrëveshje me Kosovën bie kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. “Është […]
Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se si ka qenë i gatshëm që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, por një gjë e tillë gjithmonë ishte refuzuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që sipas Kurtit, Vuçiq po arsyetohet duke thënë se nëse ai nënshkruan marrëveshje me Kosovën bie kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.
“Është abnormale dhe ekstreme të konsiderosh që nuk bën të nënshkruash e të thuash se duhet të merri vesh”, ka thënë Kurti teksa ka shtuar se “Vuçiqi nuk është kryetari i Gjykatës Kushtetues të Serbisë”.
“Edhe kryetari i Gjykatës Kushtetues është njeri nga gjykatësit dhe ai nuk di se a e shkel a nuk e shkel, nëse e shkel apo nuk e shkel vendos Gjykata Kushtetues, ai po e merr dhe rolin e kësaj gjykate dhe po thotë nuk e shkeli unë Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë Kurti për Vuçiqin.
Kurti për kërkesat e tij ka thënë se ai nuk është duke kërkuar “Asgjë të jashtëzakonshme nuk jam duke thënë unë”.
“Marrëveshja dhe nënshkrimi janë elemente të njëjtit pellg të temës, nuk ka nevojë të ndahen këto dy gjëra dhe kur kemi shkuar në dialog në Bruksel, kemi shkuar me idenë se nënshkrimi është marrëveshja, marrëveshja është nënshkrim. Si jemi marrë vesh ne nëse themi se marrë vesh po se vë dot nënshkrimin”, ka shtuar Kurti.
“Marrëveshjet duhet të nënshkruhen. Unë kam thënë le ta nënshkruajmë sonte, por me thanë jo e nënshkruan me aneksin e zbatimit kur të shkojmë në Ohër, kur shkuam në Ohër prapë nuk u bë nënshkrimi”, ka përfunduar Kurti.















