Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas mbylljes se vendvotimeve për zgjedhjet e kësaj të diele.
Kurti thotë se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit teksa sytë dhe vëmendja e tij janë tek komisionerët dhe vëzhguesit, njofton Dukagjini.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor. Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike. Ju falemnderit për angazhimin dhe punë të mbarë në numërimin e çdo vote!”, ka shkruar Kurti.