Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me nënsekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, kanë biseduar për marrëveshjen finale në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurit, normalizimi i marrëdhënieve me në mes të dy vendeve  bëhet me njohje reciproke.

‘Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurit në Twitter.

I pari qeverisë së Kosovës ka përfunduar duke thënë se nënsekretarin e shtetit Chollet kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në Kosovë edhe për sundimin e ligjit.

Frank and important phone conversation with State Undersecretary Derek Chollet on the necessity for a full normalization agreement with Serbia centered on mutual recognition, with a focus on the security situation in Kosova coupled with the rule of law.

— Albin Kurti (@albinkurti) November 18, 2022