Kurti zhvillon bisedë me Sarrazin, flasin për rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit

Në bisedë me Sarrazin, Kurti ka thënë se është theksuar rëndësia e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të mërkurën ka zhvilluar një bisedë telefonike me të deleguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se gjatë bisedës me Sarrazin ka diskutuar për tri marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

Në bisedë me Sarrazin, Kurti ka thënë se është theksuar rëndësia e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.

“Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për zbatimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit në dialogun e Brukselit”, ka shkruar Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1661675565017956352?s=20

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika