Kurti zotohet për investime të reja në fushën e shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia të hënën kanë përuruar rezonancën në Spitalin e Pediatrisë në QKUK

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, morën pjesë në përurimin e rezonancës në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK) nga ku thanë se po punojnë për ndërtim të rezonancave edhe në qytete të tjera.

Kurti deklaroi të hënën se në vjeshtë edhe Prizreni do të bëhet me rezonancë magnetike, derisa falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për donacionin.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik këtu në QKUK. Ndërkaq, në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në spitalin e Prizrenit. Në njërën anë, ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve, gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientët e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra për pacientët”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, ministri Vitia tha se në Klinikën e Neurokirurgjisë është një projekt me teknologji moderne për intervenimin e shumë rasteve.

Ai ka thënë se janë duke punuar me intensitet të shtuar për t’i shkurtuar listat e pritjes dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.

“Është në vazhdën e punës të cilën jemi duke e bërë kohën e fundit, realisht me një intensitet të shtuar për të shkurtuar edhe listave pritjes në një anë edhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve. Janë edhe disa projekte të rëndësishme që janë duke u kryer që deri në vjeshtën e këtij viti përveç rezonancës në Prizren edhe përveç pjesës diagnostikuese, janë edhe pjesë intervenuese, ku në vetëm në Neurokirurgji tani është një proces, një projekt me teknologjinë më moderne për intervenimin e shumë rasteve, të cilat deri më tani për shkaqe të ndryshme, për shkak të mungesë së këtyre pajisjeve, fatkeqësisht pacientët tanë është dashur që të kërkojnë ndihmë jashtë institucioneve publike shëndetësore. Është bërë lista prej 42 milionë eurove investime, e cila do të adresojë investime në infrastrukturë dhe në pajisje”, tha Vitia/EO.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika