Kurti zyrtarizon Artan Abrashin si kandidat të VV-së për kryetar të Prizrenit
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sonte kandidaturën e Artan Abrashit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Kandidatura e Abrashit u prezantua nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, në një tubim të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, në zemër të qytetit të Prizrenit. Në fjalën e […]
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sonte kandidaturën e Artan Abrashit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Kandidatura e Abrashit u prezantua nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, në një tubim të mbajtur në sheshin Kej, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, në zemër të qytetit të Prizrenit. Në fjalën e tij para mbështetësve, Kurti e cilësoi Abrashin si një njeri të ndershëm, me vizion dhe përkushtim, duke theksuar se ai përfaqëson një alternativë të fortë për ndryshim dhe zhvillim në këtë komunë.
“Po hyjmë në këto zgjedhje me një ekip të përgatitur dhe me një program të qartë për ta çuar Prizrenin përpara”, ka thënë Kurti.
Përfaqësues të VV-së bënë të ditur se gjatë fushatës do të organizohen takime të shumta me qytetarët në të gjitha lagjet e Prizrenit, me qëllim të paraqitjes së ofertës së tyre qeverisëse për këtë komunë.















