Kurtit jep detaje për bisedimet e 18 gushtit në Bruksel

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të flasë në mbledhjen e qeverisë për takimin me presidentin e Serbisë, Alekasndar Vuçiq

Pamje nga takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuqiç në ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Josep Borell dhe emisarit special të BE-së pë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën e 24 gushtit do të mbajë mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku pritet të japë detaje nga bisedimet e 18 gushtit në Bruksel, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, Kurti do t’iu adresohet ministrave qysh në fillim të mbledhjes së qeverisë.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.

Tutje, ai ka përfunduar duke thënë se në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e radhës e qeverisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se në takimin në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Në një konferencë për media ai tha, se përkundër dështimit për një marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vijim.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur marrëveshje në takimin e sotshëm, por nuk është përfundimi i këtij tregimi, të dy liderët janë pajtuar që procesi duhet të vazhdojë që diskutimet të rifillojnë në ditët në vijim, ka kohë deri më 1 shtator, nuk ka marrëveshje ditën e sotme, do të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje, ky diskutim do të vazhdojë”, ka deklaruar Borrell.

Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq: Nuk ka marrëveshje, dialogu do të vazhdojë ditëve në vazhdim

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika