Kusari: E ardhmja politike e Humollit është në dorën e tij

Sipas Shefes së Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, e ardhmja politike e deputetit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatmir Humolli varet nga vetë vullneti i tij

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se deklaratat e deputetit Fatmir Humolli, që kishte thënë se LVV-ja bëri koalicion me Listën Serbe, janë të pasakta.

Kusari ka thënë se e ardhmja politike e Fatmir Humollit është e gjitha në vullnetin e tij.

“Është tërësisht ne vullnetin e Humollit e ardhmja e tij politike.”

Shefja e Grupit Parlamentar është shprehur, se Humolli e di që nuk jemi në koalicion me Listën Serbe, sipas saj në qoftë se Humolli ndjehet i prekur atëherë ka rënë pre e ndikimit të një partie politike e cila nuk ishte sot në seancë.

Gjithashtu ajo ka thënë se veterantët nuk janë përjashtuar nga projektligji.

Sipas saj kjo është bërë nga Qeveritë e kaluara.

Veteranët janë përjashtuar nga lidhja e pages minimale në vitin 2016 nga qeveritë e kaluara.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika