Kusari e cilëson të rrezikshme deklaratën e Sveçlës për mediat

Flutra Kusari, juriste e të drejtës së medias

Juristja e të drejtave të mediave, Flutura Kusari, ka thënë se ndërlidhja e punës së gazetarëve të Kosovës me Serbinë dhe presidentin Vuçiq është e rrezikshme dhe çon në dhunë online.

“Statusi i Ministrit Sveëla është sulm serioz ndaj gazetarëve dhe nxitje e masave për t’i kundërshtuar ata. Dihet që masat nganjëhërë nuk zgjedhin metoda. Ministri Sveçla, Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët dhe mbështetësit e tyre duhet ta kuptojnë që duke i sulmuar mediat dhe gazetarët nuk mund t’i frikësojnë dhe nuk do t’i frikësojnë apo heshtin ato”, ka shkruar Kusari.

Ajo ka thënë se përderisa kjo qasje nuk ndryshon, gazetarët mbesin të kërcënuar.

“AGK duhet të reagojë”, ka shkruar ajo.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ishte dora e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, vendi nga i cili audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar me Simiq gjetën rrugën për t’u publikuar nga një gazetë në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka shkruar se si pasojë e publikimit të tyre vijuan përleshjet në Kuvend e për rrjedhojë edhe u dëmtua imazhi i vendit.

“I gjendur në një situatë të tillë, ku pozicioni i tij karshi Kosovës po dobësohet dita ditës, me sa duket Vuçiqi ka vendosur që t’i kthehet luftës hibride, që përmes dezinformatave, shpifjeve, krijimit të frikës e mosdurimit, të provojë të nxisë pakënaqësi e trazira edhe në Kosovë. Kjo nuk ka qëllim forcimin e pozicionit negociues të Vuçiqit, por dobësimin e pozicionit të Kurtit. Biseda të zhvilluara në Kuvend, të cilat Lista Serbe i kishte incizuar dhe incizimet ia kishte dorëzuar Vuçiqit, nga dora e Vuçiqit gjetën rrugën e tyre për t’u publikuar në një media në Kosovë. Dhe tani si rezultat i keqinterpretimeve të qëllimta e patëm një skenë dhune të provokuar në parlamentin e Kosovës, dhe si të mos mjaftonin ato skena që portretizuan Kosovën si vend jostabil në të gjitha mediat ndërkombëtare, sot ka edhe një protestë të thirrur para qeverisë”, ka shkruar ai.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika