Kusari kërkon nga Tahiri të jetë më i përkushtuar e më serioz

Kërkesa e Abelard Tahirit të PDK-së, për dorëheqjen e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk i ka pëlqyer Mimoza Kusarit të grupit parlamentar të LVV-së.

Tahiri kërkoi që ministrja Hajdari të shkarkohet për shkak të aktakuzës ndaj saj, për mosdeklarim të pasurisë.

Atij iu kundërpërgjigj Kusari-Lila, duke thënë se seanca e Kuvendit nuk është thirrur për një gjë të tillë.

Ajo ka kërkuar nga Tahiri që për këtë çështje ta presë një seancë tjetër, dhe projektligjet e parapara të votohen.

“Ministrja Hajdari e prezantoi projektligjin për sigurinë e produkteve, një projektligj tepër të rëndësishëm edhe për agjendën evropiane në kuadër të marrëveshjes së stabilizim asocimit. E prita një elbaorim të mirëfilltë të projektligjit edhe si anëtarë të komisionit për ekonomi. Në mënyrë që të tregojmë se jemi kthyer me përkushtim e seriozitet në vitin 2023”, ka thënë ajo.

“Për mbarvajtjen, funksionimin apo mandatin e Hajdarit, i njëjti grup ka kërkuar një seancë të veçantë më një rezolutë të cilën e keni propozuar. Po e njëjta ka mbetur në linjën e temave të patrajtuara, për shkak të agjendës së ngarkuar”, ka vijuar ajo.

Sipas Tahirit, ajo është ministrja e parë në Kosovë që e mban Qeveria Kurti, e cila është në detyrë dhe nuk e ka deklaruar pasurinë.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika