Kusari-Lila: Është në interesin e të gjithëve që mos të kemi një eskalim të situatës në veri të Kosovës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit legjitim të Kosovës duhet të jenë ata që angazhohen maksimalisht edhe “të tregojnë se kanë trajtimin e njëjtë për gjithë qytetarët pa dallim”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila (Autor i fotos: EO)





Kryetarja e Partisë Alternativa dhe njëherësh, Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është rritur intensiteti i kërkesave që të këtë marrëveshje për targat e paligjshme “KM” para datës 21 nëntor.

“Është në interesin e të gjithëve, përfshirë institucionet e Kosovës dhe qytetarëve që mos të kemi një eskalim të situatës. Megjithatë kjo çka ka ndodhur aktualisht nuk mund të nxjerr nga binarët një proces i cili pashmangshëm duhet të përmbyllet me një marrëveshje finale dhe normalizim të raporteve që do të vjen përmes njohjes reciproke”, ka deklaruar Kusari-Lila .

“Prandaj çka do që është shkaktuar në teren si rrjedhojë më shumë ikjes së ballafaqimit të vet Vuçiqit me dispozitat e marrëveshjes finale me të pashmangshëm që Kosova duhet të njohur dhe është shtet sovran dhe i pavarur, nuk bënë të humbin fokusin me çështje të situatës së krijuar”, ka shtuar ajo për KosovaPress transmeton Portali Dukagjini.

Sipas saj, institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit legjitim të Kosovës duhet të jenë ata që angazhohen maksimalisht edhe “të tregojnë se kanë trajtimin e njëjtë për gjithë qytetarët pa dallim”.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika