Kusari – Lila: Kosova nuk do të hyjë në sanksionet e BE-së, as të ShBA-së

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të hyjë në sanksione të Bashkimit Evropian dhe as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka diskutuar në lidhje me “sanksionet” që mund të imponohen ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shprehur qëndrimin se Kosova nuk duhet të hyjë në sanksione as nga BE-ja e as nga ShBA-ja.

“Më duhet me ritheksu se Kosova nuk do të hyjë në sanksione as të Bashkimit Evropian as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga programi ushtarak “Defender 23”, Kusari-Lila ka thënë se nuk ka qenë sanksion, pasi sipas saj, ishte si një masë reagimi për shprehjen e pakënaqësisë nga SHBA-ja.

Ajo ka kujtuar si shembull taksën 100% të vendosur në vitin 2018 nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për produkte serbe, e cila sipas saj, kishte pasur pasoja më dramatike.

Megjithëse vizitat e gjeneralëve ishin anuluar dhe aktivitetet të pezulluara, Kusari-Lila ka vlerësuar se kjo nuk duhet të konsiderohet si një shembull i keq.

“Sanksion nuk ka qenë, ka qenë masë, reagim, për të cilin është parë në Kosovë dhe është një formë e komunikimit të pakënaqësisë, këtë rast nga SHBA-ja. Por situatë më dramatike e kemi pasur në vitin 2018 kur, atëherë ish-kryeministri Haradinaj ka vendosur taksën 100 për din të produkteve serbe. Përveç se është anuluar vizita e gjeneralit të parë, janë pezulluar ose anuluar të gjitha aktivitet tjera”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qëndruar prapa kryeministrit në atë kohë dhe se edhe ai kishte theksuar rëndësinë e qëndrimit të fortë ndaj Serbisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika