Kusari – Lila: Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të të gjitha grupeve parlamentare

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila (Autor i fotos: EO)

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për tri vjet të qeverisjes Kurti.

Në fjalën e saj, Kusari ka vlerësuar se Kuvendi mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për 3 vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deputetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vetë AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm 3 deputetë ishin prezentë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

Kusari-Lila u pyet edhe nëse ka pasur ndonjë kushtëzim për votimin e Kodit Civil me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ajo tha se nuk ka pasur asnjë kushtëzim dhe se në atë takim është diskutuar për agjendën legjislative.

“Nuk kemi pasë diskutime as kushtëzime të asaj natyre, mos të kisha qenë prezente gjatë atij takimi kisha mendu për skenarë të ndryshëm që po i dëgjoj të fliten, ka pasur diskutim për agjendën legjislative, as afat as kushtëzim të asnjë forme”, ka theksuar Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika