Kusari-Lila: Marrëveshja PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe ende funksionale
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar pas dështimit të seancës së Kuvendit se ish-partitë opozitare po vazhdojnë të pengojnë procesin e konstituimit. Ajo ka theksuar se marrëveshja politike mes PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe është ende aktive, duke bllokuar çdo mundësi për përparim. Sipas Kusari-Lilës, opozita refuzon të zhbllokojë situatën dhe […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar pas dështimit të seancës së Kuvendit se ish-partitë opozitare po vazhdojnë të pengojnë procesin e konstituimit.
Ajo ka theksuar se marrëveshja politike mes PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe është ende aktive, duke bllokuar çdo mundësi për përparim.
Sipas Kusari-Lilës, opozita refuzon të zhbllokojë situatën dhe kjo ka bllokuar mundësinë e votimit për kandidatin e propozuar nga LVV.
Ajo ka theksuar se bllokimi ka ndodhur që në fillim të seancës, duke i penguar çdo mundësi pozitive për një rezultat të suksesshëm.















