Kusari-Lila: Masat e BE-së ndaj Kosovës të pakuptimta
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar vazhdimin e mbajtjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, duke i quajtur ato “të pakuptimta”. Ajo ka theksuar se është e pakuptimtë që masat vazhdojnë të mbesin në fuqi kundër Kosovës, derisa kanë dalë informacione mbi rolin agresiv të Serbisë. Kusari-Lila ka theksuar se masa […]
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar vazhdimin e mbajtjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, duke i quajtur ato “të pakuptimta”.
Ajo ka theksuar se është e pakuptimtë që masat vazhdojnë të mbesin në fuqi kundër Kosovës, derisa kanë dalë informacione mbi rolin agresiv të Serbisë.
Kusari-Lila ka theksuar se masa është vendosur vetëm për shkak të dërgimit të kryetarëve të zgjedhur në veri nën mbikëqyrje policore, ndërsa, sipas saj, Serbisë nuk është ndëshkuar me masa edhe pse ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe ka planifikuar një sulm të ardhshëm.
“Për heqjen e masave është një proces që nuk ka asnjë kuptim, domethënë mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur sot dalin informacione që jo vetëm që Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit, por Serbia ka pasur të planifikuar një sulm tjetër dhe ka pasur lëvizje masive ushtarake drejt kufirit me Kosovën. Artikulli në Times ku tregohet se janë deklasifikuar informacionet nga Pentagoni dhe nga këshilltari për siguri të lartë të Shtëpisë së Bardhë për t’iu dhënë informacion dhe për të dërguar mesazh të shpejtë të gjitha vendeve anëtare të NATO-s se Serbia po bën lëvizje ushtarake drejt Kosovës për të parandaluar, e tregtojnë synimin e Serbisë ndaj Kosovës”, është shprehur Kusari -Lila.
“Ndaj Kosovës janë masat në fuqi si rrjedhojë e shkuarjes së katër kryetarëve, ndërsa në Serbi nuk ka masa përkundër që e kanë organizuar e mbështetur një sulm terrorist e është gjetur gjithë ai municion”, ka thënë tutje ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ajo gjithashtu ka shtuar se diskutimi rreth këtyre masave të BE-së është i pakuptimtë në një sistemi demokratik, ku dy shtetet duhet të vlerësohen në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.















