Kusari-Lila: Nëse i kanë votat për Qeveri të opozitës, le ta votojnë kryeparlamentaren
Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, afat që pritet të përfundojë ka thënë deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila ka thënë se nëse PDK, LDK dhe AAK i kanë votat për Qeverinë, atëherë duhet ta votojnë kandidaten e VV-së për kryeparlamentare për të […]
Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit zgjedhor, afat që pritet të përfundojë ka thënë deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila.
Kusari-Lila ka thënë se nëse PDK, LDK dhe AAK i kanë votat për Qeverinë, atëherë duhet ta votojnë kandidaten e VV-së për kryeparlamentare për të mundësuar kalimin drejt formimit të Qeverisë, duke i dhënë fund ngërçit aktual.
“Në në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel. Mund të jetë edhe nesër. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi…doshta opozita po mendon që ata i kanë votat për Qeveri të opozitës. Nëse i kanë votat për Qeverinë atëherë të votojnë”, ka thënë Kusari-Lila.















