Kusari-Lila: Partitë politike po bllokojnë konstituimin e Kuvendit
Mimoza Kusari-Lila, Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka fajësuar partitë e tjera politike për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit, i cili nuk ka arritur të formohet as pas përpjekjes së 19-të. Kusari-Lila para mediave tha se posti i kryeparlamentarit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, duke akuzuar ish-partitë opozitare për mosbashkëpunim dhe pengim […]
Mimoza Kusari-Lila, Deputete e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka fajësuar partitë e tjera politike për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit, i cili nuk ka arritur të formohet as pas përpjekjes së 19-të.
Kusari-Lila para mediave tha se posti i kryeparlamentarit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, duke akuzuar ish-partitë opozitare për mosbashkëpunim dhe pengim të procesit.
“Siç e patë, për herë të 19-të nuk arritëm të konstituojmë Kuvendin. Nuk është e qartë se çfarë kërkon opozita në këtë situatë. Është e ditur se posti i kryeparlamentarit i përket partisë së parë, dhe ne po e bëjmë propozimin në këtë bazë. Megjithatë, partitë e tjera po refuzojnë të marrin pjesë në votim, duke e bllokuar tërësisht procesin”, ka thënë ajo.
Tutje Kusari-Lila shtoi se kjo gjendje pritet të vazhdojë, pasi, sipas saj, partitë opozitare po vendosin qëndrime politike kundrejt një të drejte kushtetuese që i takon Lëvizjes Vetëvendosje.















