Kusari-Lila për Berishajn: Ne nuk e kemi penguar hetimin e këtij rasti, opozitës i mungojnë argumentet

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në lidhje me kërkesën e opozitës për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk e ka parandaluar punën e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji.

Sipas saj, opozita ka pasur të gjitha mundësitë në lidhje me këtë rast, por siç është shprehur ajo, mungojnë argumentet.

“Ata të cilët kanë mbajtur konferenca për media, merrni lexoni transkriptat e intervistave të ambasadorit në Komision Hetimor, dy përfaqësues të grupeve parlamentare të VV-së kanë qenë aty për të bërë pyetje, me të gjitha mundësitë nuk po mundeni të nxjerrni argumentet e juaja”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, partitë opozitare në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për përfshirje në një aferë korruptive në Slloveni.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika