Kusari – Lila: Për çështjen e Klan Kosovës duhet të zbardhen të gjitha faktet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se pronari i Klan Kosovës duhet të dalë të flasë në lidhje me pretendimet për shkelje të ligjit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka kërkuar që të zbardhen të gjitha faktet sa i përket çështjes së mediumit Klan Kosova dhe pezullimit të licensës.

Në një konferencë për media ajo tha se “Klan Kosova” nuk i ka plotësuar të gjithë dokumentet e nevojshme dhe se, sipas saj, Kosova vazhdon të paraqitet si pjesë e Serbisë.

“Është shumë e dobishme për gazetarët për opinionin, zbardhja e të gjitha fakteve. Është e rëndësishme që shtetas të Kosovës nisen në Serbi marrin nënshtetësi, vazhdojnë në Maqedoni për ta blerë një medium në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar nga pronari i Klan Kosovës të dalë me sqarime në lidhje me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika