Kusari-Lila për takimin Kurti-Vuçiq: Serbia gjithmonë ka qenë palë destruktive në dialog

Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kosovë, ka komentuar takimin planifikuar për datën 14 shtator mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Duke e komentuar takimin e 14 shtatorit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të vlerësojë drejt se kush është palë destruktiv.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova në vazhdimësi është treguar e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Besoj që në vazhdimësi Kosova ka treguar përkushtim për zbatimin e marrëveshjeve. Tash ka kaluar një vit prej është prezantuar plani franko-gjerman. Serbia gjithmonë ka qenë palë destruktive në dialog, siç ishte edhe me zgjedhjet. Presim që të paktën nga bashkësia ndërkombëtare të ketë vlerësim të drejtë dhe të saktë se kush është palë desktruktive dhe kush e ka eskaluar situatën. Kosova nuk mund të jetë njëanshëm subjekt i trajtimit. Jemi të përkushtuar për njohje të ndërsjellët”, ka thënë Kusari-Lila.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika