Kusari-Lila pret në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, diskutojnë për “rritjen ekonomike të Kosovës”

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila njofton se gjatë kësaj të hënëje ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Pamje nga takimi

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, njofton se gjatë kësaj të hëne ka pritur në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga Mark Horton, zëvendësdrejtor i Departamentit Evropian dhe Gabriel Di Bella, shef i Misionit të FMN-së për Kosovë.

“Në fokus të bisedës ishte rritja stabile ekonomike e Kosovës sipas parashikimit prej 4%, rënia e normës së inflacionit, zhvillimet në sektorin financiar, si dhe orientimi i duhur i politikave ekonomike të udhëhequra nga Qeveria e Kosovës”, njofton Kusari-Lila.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për rolin e Kuvendit në miratimin e agjendës legjislative me fokus të veçantë në Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe projektligjet, të cilat shtyejnë reformat përpara.

Në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me mundësitë zhvillimore, perspektivën e kornizës rregullative, e cila forcon stabilitetin financiar, disiplinën fiskale dhe avancon reformat ekonomike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika