Kusari-Lila u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës: Lista Serbe asnjëherë nuk i adresoi problemet e juaja
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës duke u thënë, “Lista Serbe edhe kur ishte pjesë e institucioneve të Kosovës nuk përfaqësoi interesat minimaliste të qytetarëve serbë të Kosovës”. Sipas saj, ata as nuk adresuan problemet […]





Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës u është drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës duke u thënë, “Lista Serbe edhe kur ishte pjesë e institucioneve të Kosovës nuk përfaqësoi interesat minimaliste të qytetarëve serbë të Kosovës”.
Sipas saj, ata as nuk adresuan problemet e tyre, gjersa ka shtuar se qytetarët serbë të Kosovës po kërcënohen nga Beogradi dhe po shfrytëzohen si instrument destruktiv për Kosovën.
“Të nderuar qytetarë, ju që jetoni në katër komuna të vendit tonë, në këto kohë të vështira për ne, duhet të dini që jemi këtu për ju pavarësisht përkatësisë etnike. Përfaqësuesit e juaj i kanë lëshuar institucionet, por kurrë nuk kanë adresuar nevojat e juaja, ose të kërkojnë kushte të mira për ju”, ka deklaruar ajo.
Kusari-Lila ka thënë se mekanizmat e shtetit nuk duhet të dallojnë qytetarët në bazë etnie.
“Ju e dini që në parlamentin dhe qeverinë e Kosovës, deputetët serbë nuk janë nënshtruar, por jemi përkushtuar që të ju afrohemi e të bashkëpunojmë”, ka vijuar ajo.
Ndër të tjera, ajo i ka bërë thirrje komunitetit serb që të ngrihet në këmbë dhe të mos i durojë këto tensione.




















