Kusari-Lila uron Kroacinë për Eurozonën dhe Schengenin: Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues

Këtë të dielë shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar Kroacinë që zyrtarisht u bë pjesë e Eurozonës dhe Schengenit

Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka uruar Kroacinë që u bë zyrtarisht pjesë e Eurozonës dhe Schengenit, të dielën e 1 janarit.

Përmes një postimi Kusari-Lila është shprehur se suksesi i Kroacisë në rrugën e integrimit është frymëzim dhe model për të gjitha vendet tjera.

“Vetëm 30 vjet më parë vendi juaj u sulmua brutalisht nga Serbia, e cila përkundër humbjes së të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, sot ende qëndron prapa barrikadave në veri të Kosovës”, ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së ka theksuar se Kroacia ka mundur t’i heq të kufizimet e integrimit, “deri Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika