Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i inateve politike – Opozita duhet të reflektojë
Deputetja nga koalicioni Vetëvendosje–Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar zgjidhje të ngërçit politik që po vazhdon në vend pas zgjedhjeve. Në një reagim në Facebook, ajo ka theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe rivaliteteve mes partive, Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake. “Pavarësisht mosdakordësive dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i […]
Deputetja nga koalicioni Vetëvendosje–Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar zgjidhje të ngërçit politik që po vazhdon në vend pas zgjedhjeve.
Në një reagim në Facebook, ajo ka theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe rivaliteteve mes partive, Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake.
“Pavarësisht mosdakordësive dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake. Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional. Opozita duhet të reflektojë me përgjegjësi për domosdoshmërinë e konstituimit të Kuvendit, për formimin e qeverisë dhe për kthimin e plotë të kompetencave qeverisë në detyrë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo ka përmendur se që nga certifikimi i zgjedhjeve, Kuvendi nuk ka arritur të funksionalizohet për shkak të bojkotit të disa partive dhe konflikteve politike.
“Qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime të plota, jo të zvarriten për shkak të inateve politike dhe mospjesëmarrjes në votime në Kuvend”, ka shtuar ajo.















