Kusari-Lila vendos çmime tavan për produktet e naftës
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan për produktet e naftës në Kosovë. Sipas saj, ky vendim ka ardhur pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si pasojë e situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. Në njoftim thuhet […]
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan për produktet e naftës në Kosovë.
Sipas saj, ky vendim ka ardhur pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si pasojë e situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.
Në njoftim thuhet se vendimi është marrë pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Sipas ministres, është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes në vend.
“Sot nënshkrova vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ngjarjeve në Lindjen e Mesme.















