Kusari për aksidentin fatal në Prizren: Veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërret për masa të ashpra

Tri vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpra nga organet kompetente, thotë deputetja e VV-së, Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka thënë se humbja e tre personave në aksidentin e ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, vjen si pasojë e papërgjegjësisë dhe veprimit të jashtëligjshëm në trafik.

Me anë të një postimi në Facebook, Kusari ka thënë se kjo thërret për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpra nga organet kompetente.

“Tri vdekje të shkaktuara nga papërgjegjësia dhe veprimi i jashtëligjshëm në trafik mbrëmë, thërrasin për veprime të menjëhershme dhe masa të ashpra nga organet kompetente. Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë viktimat e fundit të aksidentit tragjik mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Ata humbën jetën nga papërgjegjësia e tjerëve deri sa kishin dalë të shikonin garat me vetura të cilat jashtë ligjit ishin organizuar në autostradë”, shkroi ajo.

Deputetja Kusari thotë se organizime dhe veprime të ngjashme, duhet rreptësisht të ndalen dhe masa të ashpra të ndërmerren menjëherë.

“Lordi, Molosi dhe Nue nuk mund të kthehen më në jetë, por të gjithë duhet angazhuar që jetë tjera të shpëtohen. Ngushëllime familjeve Syla, Bibaj dhe Delija dhe gjithë miqve të djemve të ndjerë”, shtoi ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika