Kusari për liberalizimin e vizave: Kosova në pritje të BE-së

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari, teksa ka uruar Ditën e Evropës, ka thënë se kosovarët ende mbesin me besimin e lartë në Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në Ditën e Evropës, ka thënë se përkundër se Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa liberalizim të vizave, kosovarët ende mbesin me besimin e lartë në Bashkimin Evropian dhe procesin e integrimit.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, e sheh të domosodoshëm progresin në rrugën e integrimit, pasi progresi brenda Kosovës gjatë vitit të fundit, sipas saj, është shënuar dhe reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare.

“Përkundër se jemi shteti i vetëm në BP pa liberalizim të vizave, përderisa besimi i popujve të shteteve fqinje, statuset e të cilave në procesin e integrimit janë shumë më të avancuara se ai i Kosovës, kanë besim shumë më të ulët në BE”.

Ilustrim

“Kosova shënon Ditën e Evropës me ditë pushimi, sikur simbolika e pauzës të cilën të paktën deri tani, BE-ja e aplikoi ndaj progresit të Kosovës në proces të integrimit”, ka shkruar Kusari.

Megjithatë, sipas deputetes së LVV-së, prej mbajtjes së liberalizimit të vizave e deri te statusi i vendit kandidat, ende nuk ka as afat kohor.

Ajo ka theksuar se populli i Kosovës e ka të mësuar shpresën në situatat kur ajo mbetet faktori kryesor për të besuar në ardhmen më të mirë.

“Megjithatë, mbetet për Kosovën tani momenti kritik në mënyrë që të mbahet besimi në integrimin Evropian, t’i jepet Kosovës liberalizimi i shumë vonuar i vizave, Kosova të dorëzojë aplikimin dhe të ketë pranimin në Këshillin e Evropës, si dhe Kosova të ketë qartësim të afatit për rrugëtimin e saj drejt integrimit të plotë”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, ajo ka potencuar edhe dakordimin e deputetëve për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare që në Ditën e Evropës të mos kremtohet, por të punohet.

“Për ne parlamentarët, sa më parë duhet të kemi dakordimin e plotë të ndryshojmë ligjin për festat zyrtare dhe të mbajmë ditë pune Ditën e Evropës, ndoshta për të liruar simbolikisht pushimin që BE-ja ia bëri Kosovës në rrugën drejt saj deri më tani”, ka thënë Kusari.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje që t’i jepet fund mohimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

E para e vendit, përmes një postimi në Twitter, gjithashtu, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian(BE) t’i japë fund, siç thotë ajo “katër viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

“Si shteti më proevropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne, gjithashtu, bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se në këtë ditë të Evropës, mendon edhe për popullin ukrainas që po përballet me ferrin e agresionit rus.

Sipas Osmanit, Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika