Kusari: Procedura gjyqësore për Klan Kosovën mund të zgjasë mbi dy vjet

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari, ka thënë se Gjykata Komerciale, pas shqyrtimit të padisë së Klan Kosovës, ka urdhëruar Qeverinë që të ndërpriten të gjitha përpjekjet e tyre për pezullimin e certifikatës, derisa gjykata të shqyrtojë rastin, ndërsa sipas saj, ky proces pritet të zgjasë mbi dy vjet

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari.

Një vendim i fundit i Gjykatës Komerciale ka sjellë një fitore të rëndësishme për mediumin Klan Kosova dhe lirinë e medias në Kosovë, sipas juristes për të drejtat e medias, Flutura Kusari.

Kusari, ka shprehur kundërshtimet e saj për vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia pezulluar certifikatën Klan Kosovës, dhe e ka konsideruar të kundërligjshëm me qëllim të mbylljes së këtij mediumi.

“Ajo që kemi parë nga data 14 qershor, kemi parë tentativa të kundërligjshme arbitrare jo proporcionale të kësaj Qeverie me qëllimin e vetëm që ta mbyllin Klan Kosovën dhe vendimi sot ka treguar që kundërshtimet tona ishin të bazuara dhe ajo iniciativë ishte e kundërligjshme”, ka thënë Kusari.

Gjykata Komerciale, pas shqyrtimit të padisë së Klan Kosovës, siç ka thënë Kusari, ka urdhëruar Qeverinë që të ndërpriten të gjitha përpjekjet e tyre për pezullimin e certifikatës, derisa gjykata të shqyrtojë rastin.

Ky proces, sipas saj, pritet të zgjasë rreth dy vjet, duke i dhënë Klan Kosovës mundësinë të vazhdojë veprimtarinë e saj me liri dhe pa ndërprerje.

Po ashtu, Kusari për emisionin FIVE ka komentuar vendimin e Gjykatës si një fitore për mediat, lirinë e medias dhe demokracinë në vend.

“Vendimi është një fitore për Klanin, për mediat, për lirin e medias, për demokracinë, besoj që është një mësim i mësuar për Qeverinë se sa herë që tenton në çfarëdo forme t’i kufizoj mediat ta bëj atë me shumë kujdes duke pasur konsideratë për legjislacionin”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka shprehur bindjen se ky vendim do të shërbejë si një mësim për Qeverinë që të respektojë ligjin dhe mos t’i kufizojë mediat në mënyrë të kundërligjshme.

“Vendimi sot është i përkohshëm, ajo çfarë Gjykata ka bërë është që e ka urdhëruar Qeverinë që të mos marrë asnjë hap, derisa Gjykata të mos e shqyrtoj padinë kryesore, ku Klani ankohet se iniciativa e Qeverisë është e kundërligjshme. Kjo mund të merr kohë diku 2 ose 3 vjet. Mirëpo ndërkohë ajo çfarë do të ndodh është se Klani do të vazhdoj të operojë natyrshëm sikur më herët”, është shprehur tutje ajo.

Siç ka thënë ajo ky vendim po ashtu i jep një avantazh të madh Klan Kosovës, duke e pamundësuar Komisionin e Pavarur për Media të ndërmarrë veprime kundër saj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika