Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari, ka reaguar në rrjetin e saj social Twitter, ndaj deklaratave të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik.

Kusari i ka bërë thirrje të përfaqësuesit të Lartë të Politikes së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell-it edhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Në të njëjtën ngjarje, Dodik nderoi Vladimir Putinin dhe deklaroi ‘Ka ardhur koha që të gjithë serbët të jetojnë në një shtet'”, ka shkruar Kusari.

DPM & MFA of 🇷🇸Ivica Dacic, son of convicted war criminal Ratko Mladic & son of @avucic at VIP zone marking the unconstitutional day of RS in B&H. On same event Dodik honored Vladimir Putin & stated “Time has come that all serbs live in one state”. @JosepBorrellF @MiroslavLajcak https://t.co/FGhcndCOLL

— Mimoza Kusari (@mimozakusari) January 9, 2023

Më tej, ajo ka treguar se në tribunat VIP të kësaj ngjarjeje, ishin edhe djali i kriminelit të Luftës, Ratko Mlladiq edhe elita e politikës së shtetit serb.

“Zyra e Kryeministrit të Serbisë edhe ministri i Punëve të Jashtme të shtetit serb, Ivica Daçiqit, së bashku me djalin e të dënuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiq dhe djalin e presidentit të Serbisë, Aleksanadar Vuçiq-it,  Danilo Vuçiq në zonën VIP që shënon ditën antikushtetuese të Republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë”, ka përfunduar ajo.