Kusari: Vazhdon komunikimi me SHBA-të për çështjen e dinarit

Koordinimi dhe komunikimi në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është duke vazhduar

Mimoza Kusari-Lila, shefja e grupit parlamentar të VV-së në konferencë për media. Foto: EO

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka deklaruar se koordinimi dhe komunikimi në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke vazhduar.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, Kusari thotë se janë disa çështje në të cilat nuk ka pasur dallim në parime, por në afatet kohore të zbatimit apo implementimit.

“Sa i përket çështjes së rregullores së BQK-së, tashmë është thënë shumë herë që BQK ka marrë vendimin si institucion i pavarur… ndërsa sa i përket koordinimit me faktorët ndërkombëtarë, partnerët tanë strategjikë, besoj se ka qenë mjaftueshëm e theksuar gjatë gjithë deklarimeve që gjithë krerët shtetërorë e shohin si të veçantë dhe të përhershme, edhe bashkëpunimin edhe partneritetin me SHBA-të dhe vendet e tjera mike që e ndihmuan Kosovën, prandaj mund të them se koordinimi e komunikimi po vazhdon me ta, janë disa çështje të cilat si në rastin e rregullores, në të cilat nuk ka pasur dallim në parime, ka pasur dallime në afatet kohore të zbatimit apo implementimit dhe ky është debati i cili po zhvillohet edhe tani sa i përket afateve, kushteve lehtësira… po e ritheksoj se komunikimi vazhdon me SHBA-të dhe vendet e tjera, por që konsiderojmë dhe vlerësoj që është çështje e Kosovës dhe zbatimit të Kushtetutës”, tha ajo.

Kështu u shpreh ajo teksa është pyetur nga gazetarët se a pritet të ketë njëlloj tërheqje sa i përket vendimit të rregullores së BQK-së dhe koordinimit me amerikanët.

Ndërkaq, të enjten e 22 shkurtit, është caktuar seancë në Kuvendin e Kosovës për pikat e papërfunduar nga seancat plenare të mbajtura më 8 dhe 14 shkurt të këtij muaji, e që kryesisht kanë të bëjnë me votime.

“Vazhdohet me projektligjet qofshin ato në lexim të parë apo të dytë. Kjo është sa i përket mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, për të cilën, nuk kishte kuorum për t’u mbajtur”.

Sa i përket çështjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri, Kusari ka potencuar se institucionet e Kosovës janë në një proces të përgatitjes për një proces tjetër që pason pas atij të peticioneve.

“Të gjitha fazat janë të parapara me rregulloren në fuqi dhe unë them se në momentin kur të ketë verifikim të mirëfilltë dhe final të nënshkrimeve bëhet publike dhe pastaj caktohet një proces tjetër, i cili është votimi i mosbesimit…  Sipas afateve, kjo mund t’i bie diku në përfundim të stinës së pranverës apo fundit muajit maj –qershor”, tha ajo.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika