Shefja e Grupi Parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Lila-Kusari, të shtunën e 3 nëntorit e ka vizituar ish-deputetin e LVV-së Rexhep Selimin që është në burgun e Hagës edhe bashkëluftëtarët e Rexhës të cilëve nuk iu ka përmendur emrat.

“Sot vizitova mikun dhe bashkëpunëtorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së”, ka shkruar ajo në FaceBook.

“Gjatë vizitës takova edhe bashkëluftëtarët e Rexhës tek të cilët pashë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë!”, ka uruar Lila Kusari.

“Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se me Rexhën edhe  bashkëluftëtarët e këtij të fundit është përshëndetur me fjalët shihemi në Kosovë.