Kush do të jetë drejtor i ri i Policisë së Kosovës?

Përfshirja e zyrtarëve policorë në afera korruptive dhe në abuzim të detyrës zyrtare sipas ekspertëve të fushës së sigurisë duhet të jenë një ndër shqetësimet kryesore të cilitdo zyrtar që do të vijë në pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës

Dy policë që po e hetonin një rast në Kllokot dyshohet se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Qytetari ka raportuar se në deklaratën e tij policët nuk e kanë përfshirë kërcënimin që ka marrë nga një zyrtar i lartë i komunës së Kllokotit.

Me rekomandim të Inspektoratit zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar.

Mbi dyshimin për kanosje IPK ka rekomanduar suspendim edhe për një polici tjetër në Fushë Kosovë.

Pikërisht integriteti sipas Kreshnik Gashit nga “Birn” është fusha që më së shumti duhet të punojë drejtori që do të vijë në krye të Policisë.

“Integriteti, po flas këtu për numrin e madh të policëve të cilët janë duke rënë ndesh me ligjin janë duke u hasur në afera korruptive e po ashtu janë duke abuzuar me pozicionin zyrtar. Pra trendet e arrestimeve dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare prej Policisë së Kosovës janë duke u rritur”, ka thënë Kreshnik Gashi, Birn.

Gazetari hulumtues, Kreshnik Gashi

Njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe anti-droga sipas tij janë fushat që ka regres.

Megjithatë gjendje kritike për Gashin mbizotëron edhe në njësitin e krimeve ekonomike.

“Kritikën më të madhe e kam tek performanca e krimeve ekonomike, që janë njësia më e dështuar në Policinë e Kosovës. Kjo për shkak se këto njësi ende nuk kanë mbërri me i zhvillu kapacitetet e veta dhe me pasë vullnet me e luftu korrupsionin gjigand i cili konstatohet në vendin tonë. Krimet ekonomike merren me pare të imëta kisha me e quajt edhe me raste të vogla të korrupsionit”, ka  shtuar Gashi.

Pikërisht për një rast që po vlerësohet se Policia ka dështuar të bëjë punën ka dhënë dorëheqje drejtori, Samedin Mehmeti.

Bëhet fjalë për dyshimet për dhunimin e një të miture 11 vjeçare në Prishtinë. Në vend të Mehmetit U.d. është zgjedhur, Fehmi Hoti.

Përzgjedhja e drejtorit të ri bëhet nga komisioni që themelohet nga Ministria e Brendshme. Kur nis ky proces nuk dihet, por me përvojën e të kaluarës njohës të sigurisë thonë se zakonisht drejtorët kanë qenë të ndikuar politikisht.

“Unë tek asnjë drejtor nuk kamë parë që e neglizhojnë punën por ata kanë qenë komplet të dirigjuar nga politika. Kjo mendoj që nuk është e shëndetshme dhe nuk i bënë mirë institucionit që ai e drejton”, ka theksuar Avni Islami, Njohës i sigurisë.

Avni Islami, Njohës i sigurisë

Pos kësaj Islami ka thënë se duhet të punohet më shumë në përmirësimin e kushteve të punës, pasi që policia e Kosovës e ka dëshmuar vazhdimisht se është ndër më të mirat në rajon me policët më të aftë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika