Kush do të jetë në kopertinën e FIFA 23?

Ylli i kopertinës së FIFA 23 pritet të zgjidhet dhe të shpallet gjatë kësaj vere

Ronaldo dhe Messi.

Kandidati i mundshëm për kopertinën e FIFA 23 parashikohet të jetë Kylian Mbappé, megjithatë si pjesë e komunitetit, ju mund të votoni që futbollisti juaj i preferuar të jetë ylli i kopertinës për FIFA 23.

EarlyGame ka bërë një listë të futbollistëve që mund të jenë kopertinën e FIFA 23.

Njëra nga kopertinat që mund të jetë është Kylian Mbappe duke qarë. Është e qartë qe kjo është një shaka. Kjo shaka është ndikuar nga komuniteti Reddit, të cilët kanë dashur që ta shihnin në Real Madrid. Por Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris, dhe të shënojë gola në Ligue 1, dhe kështu duke shpërdoruar talentin e tij. Ndërsa, fansat e Real Madrid po qajnë, pasi ai vendosi të qëndrojë në Paris.

Kylian Mbappe.

Edhe tjetra foto është Kylian Mbappe me fanellë të Real Madrid-it, pasi askush nuk e priti që ai do të qëndronte në Paris. Një lëvizje e tillë do të kishte qenë fantastike për EA, dhe FIFA 23 do të shitej në masë të madhe.

Mbappe me fanellë të Real Madrid.

Si kopertinë në FIFA 23 mund të jetë edhe Erling Haaland, edhe me lëvizjen e tij në Man City, ai mund të duket më bukur në kopertinë. Por për Haaland ka kohë se kur mund të jetë ai në kopertinë, fokusimi i vetëm i tij duhet të jetë loja tash me ekipin e tij të ri.

Erling Haaland.

Kopertina më e bukur mund të jetë Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, në një foto të vetme.

Kjo do të ishte një kopertinë të cilën e kemi ëndërruar prej vitesh. Pasi këta të dy duket e pamundur t’i shohim së bashku në një ekip. Kopertina do të ishte diçka legjendare dhe do t’i përjetësonim të dy së bashku.

Ronaldo dhe Messi.

Oleksandr Zinchenko mund të jetë në kopertinë, pasi është lojtari që simbolizon Ukrainën. Dhe kjo do të ishte një solidarizim nga EA.

EA thotë se ata duan të sanksionojnë shitjen e lojërave të FIFA-s në Rusi. FIFA 23 me kopertinën e një lojtari ukrainas në ballinë do të ishte një shenjë e fuqishme në mbarë botën.

Oleksandr Zinchenko.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika