Tash e 11 ditë veriu i Kosovës është I Kosovës është i barrikaduar. Këto pengesa në rrugët kryesore i kanë vendosur grupe kriminale të cilat kontrollohen Serbia.

Ndërkohë, pos Policisë së Kosovës që është e vendosur në këto zona, kompetenca në aspektin e sigurisë ka edhe KFOR-i. Prezenca e tyre është shtuar së fundmi, ndërsa në masë më të madhe shihen ushtarë amerikan.

Por, pavarësisht prezencës gjithë këtyre strukturave të sigurisë, barrikadat nuk janë larguar. Derisa ato qëndrojnë aty, qeveria ka njoftuar se I ka dhënë një afat shtesë KFOR-it për ti larguar këto pengesa në rrugë.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën britanike, The Guardian, ka thënë se nëse polica e Kosovës i largon këto barrikada, nuk mund të përjashtohen viktimat.

E për këtë kritik janë opozita.

“Deklarata e kryeministrit është skandaloze dhe e pakuptim. Kosova i ka institucionet e sigurisë të cilët janë të trajnuar edhe për këto situate dhe nga kush po pret kryeministri që t’i largoj ato barrikada apo ndoshta duhet t’i bëjë lutje kriminelëve të armatosur deri në dhëmbë”, ka thënë Rashit Qalaj, PDK.

Sipas Qalajt barrikadat afër pikave kufitare duhet t’i heq Policia e Kosovës.

“Unë mendoj që barrikadat duhet t’i heq Policia e Kosovës dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që është e mundur”, ka theksuar Rashit Qalaj, PDK.

Shqetësim për këtë shprehën edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e quajtën Qeverinë e Albin Kurtit të paaftë për të zgjidhur problemin në Veri.

“Qeveria është e paaftë e kanë krijuar një gjendje të tensionimi të panevojshëm me tema teknike që i kanë kthyer në tema të sigurisë”, shtuar Bekë Berisha, AAK.

Për gjendjen në Mitrovicën veriore ka reaguar edhe ambasadori Nicolas Abbott, i cili ka kërkuar që politika të qëndroj larg punës së KFOR, EULEX dhe Policisë së Kosovës.