Kush është 98-vjeçari i cili thotë se agjëroi 91 muaj të Ramazanit?

Hajredini, nuk ndahet asnjë ditë nga xhamia, qysh para 60-viteve ai jo vetëm që i falë pes vaktet, por vazhdon edhe t'a thërret Ezanin

Rexhep Hajredini, muezini 98-vjeçari nga fshati Kuk i Obojës

Rexhep Hajredini, muezini 98-vjeçar nga fshati Kuk i Opojës, edhe pse në moshë të shtyer ende vazhdon të agjerojë Ramazanin, t’i falë pesë vaktet dhe ta thërras Ezanin.

Hajredini, nuk ndahet asnjë ditë nga xhamia, qysh para 60-viteve ai jo vetëm që i falë pesë vaktet, por vazhdon edhe ta thërras Ezanin, nuk e ndalë askush e asgjë vetëm në rast të ndonjë sëmundje, të cilat nuk janë fare të shpesha tek ai.

Ndonëse 98-vjeçar, Rexhep Hajredini që nga mosha 7-vjeçare e agjëron Ramazanin, nuk i duket i vështirë, e ka vullnetin dhe po e kalon mjaftë lehtë, edhe këtë vit.

Mësusei i tij i parë ishte Hafiz Mehmeti, të cilin nuk e harron asnjëherë, ndonëse ka përcjellur shumë imam të tjerë.

Rexhep Hajredini ka qenë edhe në Çabe pesë herë, dy herë me gruan dhe tre herë vetëm, vend të cilin thotë e shoh edhe ëndërr.

“Ditë më të mira se tani që jemi shliruar nga dyshmanët nuk kemi pasur asnjëherë, agjërimi muaji i shenjtë i Ramazanit urime për të gjithë besimtarët”, ishte mesazhi i tij i fundit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika