Kush është Bujar Basha, i arrestuar për grabitje në Suharekë?

Është arrestuar Bujar Basha, personi më të kaluar kriminale e Ii cili duket se është i përfshirë në rastin e grabitjes në Suharekë. I njëjti sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, është liruar në shtator të këtij viti nga burgu

Mbase është parë shumë rrallë, por emri i tij nuk është i panjohur në Kosovë.

Bujar Basha, është personi që u rikthye edhe njëherë në top lajm të mediave ditëve të fundit.

Grabitja në Suharekë, do të shpërfaqte në publik edhe një herë këtë person.

Kjo pasi që ai u arrestua nga Policia e Kosovës, pas një operacioni të gjerë për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë.

Nga burimet brenda policisë, mësohet se personi i arrestuar gjatë këtij aksioni, është pikërisht Bujar Basha.

Personi në fjalë, që ka një të kaluar kriminale ishte liruar me 14 shtator të këtij viti.

“Personi në fjalë është liruar pas përfundimit të dënimit, lirim normal nga Burgu i Sigurisë së Lartë me datë, 14.09.2023,  ishte i dënuar me 5 vite e 2 muaj për Veprën Penale Grabitje. Deri në momentin e lirimit i njëjti ishte i kategorizuar me rrezikshmëri të lartë”, ka thënë Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Por kush është ky person që njihet për arratisje nga burgjet e Kosovës?

Në një intervistë që kishte dhenë në prill të vitit 2018, Betimit për Drejtësi, Basha pas lirimit në atë botë kishte treguar për arratisjet spektakulare nga burgjet e  Kosovës.

Për 16 vjet e tetë muaj sa kishte qendruar deri në atë vit, vepra për çka ishte akuzuar ishte grabitje.

Por që sipas intervistës së tij në 2018, atij i ishin veshur edhe vepra të tjera, që ai pretendon se nuk i ka bërë.

“2000 ka ndodhë vepra, jam denu, unë jam akuzu për vepra tjera që nuk e di kush i ka ba. Unë e kom ba një grabitje, kam qenë i ri, kom gabu, ka qenë një denim i parsyesh╒m për atë grabitje, unë i kom majt 16 vjetë e tetë muaj, nëntë vjetë vetmi i kom majt”, kishte thënë Basha.

Basha me prejardhje nga Prizreni, konsiderohej njeri me rrezikshmeri të lartë.

Ai ishte arratisur nga burgu i Prizrenit, Dubravës e pastaj edhe nga burgu i sigurisë së lartë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika