KF Drenica ka bërë disa transferime në afatin kalimtar të janarit. Në mesin e disa ardhjeve të reja spikat emri i mesfushorit, Dren Loshaj.

21 vjeçari iu është bashkuar skuadrës së Drenicës pas një ekspirencë të suksesshme në disa klube evropiane.

Dreni është i lindur me 7 shkurt 2002, ka luajtur në skuadrën lokale, Bregel Sport nga U13 dhe U14 ndërsa më pas ishte pjesë e skuadrës holandeze Mastricht, ku ka luajtur në grupmoshat U15 dhe U17, për të kaluar më pas në skuadrën Lommel Sk, që bënë pjesë në Ligën e dytë belge ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së KVK Wellen.

Dren Loshaj po ashtu ka luajtur edhe për grupmoshat U19 të Kosovës ku ka pasur paraqitje fantastike.

Loshaj është transferuar tek skuadra e Drenicës në afatin kalimtar të janarit që u mbyll ditë më parë. 21 vjeçari është mesfushori kreativ dhe luan me dy këmbët si dhe është shumë i sigurt në lojën me kokë.