Kush është EBSSA, struktura serbo/ruse e përafërt me Wagner?

Një strukturë serbo/ruse në Nish të Serbisë, po verohet se ka lidhje fizike dhe thelbësore me strukturat e sigurisë së Rusisë-Wagner ka thënë eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, së fundi ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku flet për një strukturë serbo/ruse (EBSSA), ku i njëjti thotë që kjo strukturë vërehet se ka lidhje fizike dhe thelbësore me strukturën e paraushtarake të Rusisë – Wagner.

Shala nuk anashkalon mundësinë që grupet terroriste serbe të shpallura tashmë edhe nga Qeveria e Kosovës, të jenë trajnuar nga personeli i kësaj strukture, EBSSA.

“Nga ky përshkrim dhe informacione që mund të kenë strukurat e sigurisë se Kosovës, në takimin e radhës në Bruksel, pala serbe duhet të japë informacione për struktura të tilla në territorin e saj dhe çfarë lidhje kanë ato me strukturat e sigurisë së Beogradit”, ka shkruar Shala.

Tutje, Shala ka shtuar se në luftërat bashkëkohore, shtetet agresore e kamuflojnë vetën e tyre përmes kompanive të tilla, për t’i ikur vëzhgimit të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës së shteteve demokratike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika