Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të jetë pasardhës i ish-ministrit të deritashëm të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Maqedonci kishte filluar shumë herët karrierën ushtarake, atëherë kur Kosova kishte më së shumti nevojë. Ai në moshën 19 vjeçare i ishte bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Aty ka shërbyer si komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit në UÇK.

Por, ai edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk i ishte ndarë shërbimit të atdheut.

Ai i ka përfunduar dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke shërbyer si Kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës.